×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rreth 80% e bankënotave të falsifikuara janë 20 dhe 50 euro

    Insajderi
    27 January 2017 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se një e pesta e kartëmonedhave të falsifikuara euro janë tërhequr nga qarkullimi gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar se sa në të njëjtën periudhë një vit më herët, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Evropiane të lëshuara të enjten.

    BQE ka thënë se për gjashtë muaj deri në fund të dhjetorit, rreth 353 mijë kartëmonedhave të falsifikuara të valutës euro janë konfiskuar nga qarkullimi, një ngritje e lehtë për gjysmën e parë të vitit, por më shumë se 20 për qind ulje për të njëjtën periudhë të vitit 2015, raporton Independent.

    Në përgjithësi, banka ka thënë se monedha mbetet tepër e sigurt: “Mbi 19 miliard bankënotave origjinale janë aktualisht në qarkullim”.

    Rreth 80 për qind e bankënotave të falsifikuara kanë qenë të shumës 20 dhe 50 euro dhe shumica e falsifikuar-93.6 për qind, janë gjetur në vendet që përdorin monedhën euro. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark