Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani është tepër aktive në rrjetin social ‘Tik Tok’. Dhe pse qyteti i Elbasanit ndodhet nën sundimin e krimit, Kapedani gjen kohë që të modelojë dhe të këndoj nën ritmet e muzikëve më të fundit.
Një ndër to është dhe kënga e Don Xhonit ‘Mafia’. ‘Rrethi im o Mafia’ është një pjesë e këngës, të cilën gjyqtarja duket se e ka shumë përzemër dhe e këndon më së miri.
Sikur mos të mjafonin këto, ajo ndan dhe video nga zyra e saj. Një prej tyre e tregon Kapedanin duke bërë sfiladë, që nga dera e deri tek momenti kur ulet në karrigen e zyrës së saj. Ajo filmohet nga dikush, që me siguri do të jetë pjesë e stafit të saj.
Mirëpo, punën kryetarja e Gjykatës nuk e ka dhe me aq qef fundjavën. ‘Kjo ndodh kur del në punë të shtunën’ shkruan ajo në një tjetër video, të cilën e shoqëron me emoji duke qarë.
Elbasani është kthyer në epiqendrën e krimit në Shqipëri, mirëpo kryetarja e Gjykatës, e cila merr vendime të rëndësishme për krimin në vend, duket se zgjedh të jetë ‘aleate’ me mafian…në ‘Tik Tok’.