Rrethoja e metalit që vazhdon ta zëvendësojë barrikadën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrethoja e metalit që vazhdon ta zëvendësojë barrikadën

    Insajderi
    16 August 2016 - 07:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrethoja me pllaka metali në cep të urës në pjesën veriore nuk është prekur të dielën.

    Atë e sigurojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i.

    Kjo “barrikadë”, tani e pas do ta ndajë veriun dhe jugun, njësoj sikurse barrikada me zhavorr e përforcuar me beton dhe “Parku i paqes” deri më tani.

    Të gjithë në Mitrovicë i janë gëzuar fillimit të punimeve në rivitalizimin e urës kryesore të Ibrit me shpresën se ajo do të lirohet plotësisht për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe të automjeteve, por kur është vërejtur se rrethoja me lastra e vendosur nga BE-ja në cepin verior të urës, ka mbetur pa u hequr, qytetarët mitrovicas kanë shprehur zhgënjimin dhe dyshimin se edhe kësaj radhe i janë bërë favore serbëve të veriut të Mitrovicës. /Zëri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark