Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, tha se Lumir Abdixhiku është kryeministri në ardhje dhe sipas saj këtë e tregojnë edhe tubimet që po i mbanë LDK-ja.
Krasniqi theksoi se Abdixhiku është lider që mban premtimet që i bën.
“Lumir Abdixhiku do të jetë fitues. Është lider që qato që e premton e realizon”, ka thënë ajo duke e quajtur Abdixhikun si kryeministër në ardhje”, tha ajo në një intervistë për FRONTAL të T7.
Ndërsa duke folur për kryeministrin Kurti, ajo ka thënë se lideri i VV-së duhet të pensionohet.
“Për Albinin fola, po Albini duhet me shku në pension. I ka lodhë qytetarët në opozitë, tash për 4 vjet qeverisje s’ka bë asgjë”, ka thënë ajo.