Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë që nga sulmet me dronë dhe raketa balistike nga Irani në drejtim të Izraelit.
Shefi i Qeverisë, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka thënë se e dënon këtë sulm, shkruan Gazeta Insajderi.
Tutje, ai ka shtuar se duhet të përfundojnë armiqësitë.
“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit. Tani, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi.org/