Rrezikohet mbyllja e tre kompanive shkaku i ndërtimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezikohet mbyllja e tre kompanive shkaku i ndërtimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”

    Insajderi
    02 July 2016 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre kompani “Xella L.L.C”, “Eskavatori” dhe “Dino”, alarmuan se mund të mbylljen aktivitetet e tyre shkaku i mbylljes së rrugës së furnizimit të tyre me materialin e lëndës së parë, nga autostrada “Arbër Xheferi”.

    Këto kompani protestuan sot në pikën e mbylljes së rrugës mes fshatrave Smallushë dhe Dobratin, mirëpo pavarësisht se kishin paralajmëruar në polici, kjo e fundit nuk I lejoi të protestojnë me mjete të rënda.

    Ndërkaq drejtuesit e këtyre kompanive thanë se me mbylljen e kësaj rruge po rrezikohen mbi 25 milionë investime të huaja dhe vendore, me mbi 500 punëtorë.

    “Mund të punojmë vetëm edhe për pak ditë me rezervat e lëndëve të para që kanë grumbulluar. Ato, tashmë nuk e kanë të mundur të furnizohen, meqë autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, u ka mbyllur rrugën kryesore”, njofton Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë.

    Sipas këtij njoftimi drejtuesit e këtyre kompanive Samir Krasniqi nga “Xella”, Isa Rysha nga “Eskavatori” dhe Abedin Salihu nga kompania “Dino”, ka tre muaj që po kërkojnë zgjidhjen e  kësaj çështje, por pa sukses.

    “Mbyllja e kësaj rruge, mbyllë edhe bizneset tona. Thërrasim institucionet qeveritare, që të bëjnë një zgjidhje për rrugën dhe të na e mundësojnë zhvillimin e aktivitetit tonë”, tha drejtori i kompanisë gjermano kosovare Samir Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark