
Shoferët e kompanive të autobusëve po rrezikojnë jo rrallë herë qytetarët për shkak të mos respektimit të rregullave të trafikut. Shpesh shihen duke qëndruar nëpër rrjete të ndryshme sociale e platforma tjera.
Për një rast të tillë ka raportuar edhe sot Gazeta Insajderi, ku shoferi i kompanisë “Arditi Tours” është kapur nga filmimet duke shkruar në “Messenger” dhe në rrjetet e tjera sociale.
Në videon e dërguar nga lexues të Insajderit mund të shihet qartazi se si rrezikohen udhëtarët nga drejtuesi i autobusit që po shkonte në drejtimin “Tiranë-Prishtinë”.
Për këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me përgjegjësin e tyre ku i njëjti është përgjigjur ashpër madje edhe duke përdorur terma ofendues.
“Ty po ta nin se a kem rreziku dikënd, problemi i joti është a?, Se ne paskemi qef me rrëziku dikënd, pasna qef me humbë kompaninë teme ?, ty fort po ta nin a, shkeka, shkeka e trune”, ka thënë ai.
Më poshtë gjeni audion: