Rrezikon burgun? Luiz Ejlli përballet me drejtësinë, falsifikoi një dokument – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Rrezikon burgun? Luiz Ejlli përballet me drejtësinë, falsifikoi një dokument

    Insajderi
    16 February 2024 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.

    Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin.

    Seanca për tu paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt por që me pas u shty për datën 26. Prokuroria atje kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumentave e kryer në bashkëpunim.

    Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë veper penale në bazë të kodit të procedurës penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

    Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark