“Dëgjoni miqtë dhe aleatët, përndryshe rrezikoni të mbeteni vetëm”, ishte përgjigjja e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano pasi presidentja Osmani i cilësoi raciste deklarimet e tij rreth hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë, shkruan Insajderi.
E kjo deklaratë e Stanos nuk është pritur mirë nga deputeti i LVV-së, Armend Muja.
Ky i fundit i ka kërkuar zëdhënësit të BE-së që të përmbahet nga deklaratat e tilla.
“Sa i përket deklaratave të Stanos, ky ka predispozitë të deklarojë gjithçka dhe të jetë kundër çfarëdo vendimi që merr Qeveria e Kosovës në raport me veriun. Thirrja ime ndaj tij është që të përmbahet”, tha Muja.