Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton 3 pushues tek “Uji i Ftohtë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Rrezikonin të mbyteshin në det, policia shpëton 3 pushues tek “Uji i Ftohtë”

    Insajderi
    17 August 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ndërhyrje e shpejtë dhe efektive e Policisë Kufitare në Vlorë ka shmangur një ngjarje të rëndë, duke shpëtuar tre pushues që rrezikonin jetën në ujërat e detit, pranë plazhit të Ujit të Ftohtë.

    Salla e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin (DRKM) Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, rreth 1 milje larg bregut, dhe kishte humbur kontrollin duke kërkuar ndihmë.

    Dy pushues të tjerë tentuan të ndihmonin duke hyrë në det me not, por distanca e madhe nga bregu i vuri në rrezik edhe ata.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një mjet lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendngjarjes duke transportuar tre pushuesit të sigurt në breg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark