Rrezikonte mbytjen pasi piu shumë ujë, shpëtohet 10-vjeçari në plazhin e Kavajës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezikonte mbytjen pasi piu shumë ujë, shpëtohet 10-vjeçari në plazhin e Kavajës

    Insajderi
    23 July 2022 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen është shpëtuar nga policia kufitare dhe vrujtuesi I plazhit në Spille të Kavajës.

    I mituri kishte pirë shumë ujë dhe rrezikonte mbytjen, por tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Policia Kufitare dhe vrojtuesi i plazhit shpëtojnë një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen.

    Rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë, nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej.

    Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim  në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.

    Fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark