Rreziku i ikjes së të pandehurit, Prokuroria i cakon paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreziku i ikjes së të pandehurit, Prokuroria i cakon paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

    Insajderi
    28 April 2024 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit J.SH., i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

    Themelorja ka njoftuar të dielën se i pandehuri i nacionalitet boshnjak e shtetas serb dyshohet për krime kundër popullatës civile në bashkëkryerje, e në paraburgim do të qëndrojë një muaj.

    Gjykata tha se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

    “Gjykata vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, respektivisht përpos dyshimit të bazuar në rastin konkret ekziston edhe rreziku i ikjes së të pandehurit, si kusht për caktimin e paraburgimit, i njëjti lehtë mund të arratiset dhe t’i shmanget ndjekjes penale, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale të rëndë e komplekse dhe rreziku real i shmangies nga ndjekja penale e të pandehurit J.SH është më se evidente”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark