NATO do të vendosë një zyrtar të lartë politik në Kiev, me qëllim forcimin dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Gjithashtu pritet që javën e ardhshme të njoftohet në një Samit në Uashington, bëhet e ditur nëpërmjet një raporti të Wall Street Journal.
Masat synojnë që t’i bashkohen Ukrainës në mënyrë indirekte në aleancë pa i ofruar anëtarësim të plotë.
Në të njëjtën kohë këto masa vijnë edhe në mes rritjes të së djathtës ekstreme në Evropë dhe rritjes së mundësisë që ish-presidenti Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe të zvogëlojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën.
NATO po krijon gjithashtu një komandë të re në Wiesbaden, Gjermani, për të koordinuar dërgimin e pajisjeve ushtarake në Kiev dhe trajnimin e trupave ukrainase.
Operacioni, që do të quhet “Ndihma dhe Trajnimi i Sigurisë së NATO-s për Ukrainën”, do të ketë rreth 700 personel nga SHBA dhe aleatë të tjerë nga 32 vendet e Aleancës. Ajo do të marrë përsipër pjesën më të madhe të një misioni të udhëhequr nga ushtria amerikane që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.
Këto iniciativa janë diskutuar prej muajsh, por tani po shihen me më shumë urgjencë pas performancës së dobët të Presidentit Biden në debatin e së enjtes me Trump dhe ankesave të ish-presidentit për paratë që SHBA shpenzoi për Ukrainën/abcnews.al/