Rrëzimi i avionit të Azerbajxhanit me 38 viktima, publikohet raporti paraprak – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rrëzimi i avionit të Azerbajxhanit me 38 viktima, publikohet raporti paraprak

    Insajderi
    04 February 2025 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrëzimi vdekjeprurës i avionit të Azerbajxhan Airlines më 25 dhjetor ishte rezultat i drejtpërdrejtë i dëmtimit të sistemeve kryesore të fluturimit të shkaktuara nga objekte të huaja. Në këtë përfundim ka arritur një raport zyrtar paraprak i publikuar të martën nga qeveria e Azerbajxhanit.

    Raporti detajon se Ministria e Transportit e Kazakistanit ka gjetur “dëmtime të shumta nga brenda dhe në trupin e avionit, pjesën e bishtit dhe pjesën e pasme të  tij, duke përfshirë edhe stabilizuesit.

    Hetuesit gjetën mbeturina metalike të paidentifikuara që shkaktuan dëmtime në sistemet hidraulike të avionit pas “dy zhurmave të jashtme”.

    “Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, avioni u përpoq pa sukses të ulet në Grozny dy herë, dhe më pas kapiteni vendosi të kthehej në Baku. Pas këtij vendimi, CVR regjistroi dy zhurma të jashtme, të ndodhura me interval prej 24 sekondash, mbi Grozny-n”, thuhet në raport.

    Por sipas raportit do të jenë testet e mëtejshme mjeko-ligjore për të përcaktuar burimin e objekteve të huaja. Në raportin paraprak nuk u vu re asnjë provë e goditjes së shpendëve.

    Fluturimi 8243 i Azerbajxhanit Airlines nga Baku në Grozny u rrëzua teksa po tentonte një ulje emergjente pranë Aktaut në Kazakistan.

    Para përplasjes, avioni Embraer ERJ 190-100 humbi të gjitha kontrollet kryesore të fluturimit, pësoi ulje të presionit të kabinës dhe ekuipazhi raportoi se kishin shpërthyer sediljet në kabinë.

    Avioni u rrëzua rreth 5 kilometra nga Pista 11 e Aeroportit Aktau, duke u copëtuar dhe duke marrë flakë. Gjithsej 38 persona në bord u vranë, duke përfshirë kapitenin, oficerin e parë, stjuardesa e lartë dhe 35 pasagjerë, ndërsa 29 të tjerë mbijetuan të lënduar.

    Në atë kohë presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev akuzoi Rusinë si shkaktare të rrëzimit të avionit dhe i bëri thirrje të kërkojë falje.

    Raporti paraprak do të pasohet nga një raport përfundimtar brenda një viti nga dita e rrëzimit, sipas rregulloreve ndërkombëtare. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark