Rrëzimi i Lladrovcit, vjen reagimi i parë i kandidatit të zgjedhur të PDK'së për Drenasin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzimi i Lladrovcit, vjen reagimi i parë i kandidatit të zgjedhur të PDK’së për Drenasin

    Insajderi
    27 July 2025 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka reaguar pas besimit që ia ka dhënë kryesia për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Hajdari me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka falënderuar kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin dhe kryesinë e këtij subjekti politik për përzgjedhje.

    Ai ka thënë tutje se “Drenasi kushton më shumë sesa egot e dikuj”.

    Reagimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit,

    Drenasi është vendi ku jam rritur e formuar dhe arsyeja pse jam në politikë. Me nderim të lartë e falenderim të sinqertë për kryetarin Memli Krasniqi dhe kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pranuar konfirmimin e kandidaturës sime për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Rrugëtimi im me PDK-në ka qenë i gjatë, sfidues por jashtëzakonisht krenar. Sot, edhe zyrtarisht, si kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, i ftoj të gjithë për unifikim, bashkim e rrugëtim përpara ashtu sic i takon PDK-së në Drenas: bashkë e fuqishëm.

    I falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit që i kanë besuar vazhdimisht Partisë Demokratike të Kosovës e gjithashtu për besimin e thellë dhe emocionues që kam marrë unë gjithë këto ditë.

    Drenasi është adresa jonë e përbashkët dhe e vetmja. Gjithmonë ka pasur, ka dhe do të ketë gra dhe burra që i përgjigjen thirrjeve për ta bërë vendin tonë më të jetueshëm. Drenasi i është përgjigjur thirrjeve për revoltë, thirrjes së UÇK-së për luftë, thirrjes së PDK-së për shtetndërtim e do t’i përgjigjet edhe thirrjes së sotme për përbashkim. Përbashkim rreth vlerave të PDK-së sonë, asaj që është porosi e shenjtë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

    Drenasi do të jetojë më mirë sepse këtë do ta mundësojmë ne. Të gjithë ne bashkërisht.

    Fitorja jonë është e sigurt dhe angazhimi do të jetë maksimal.

    Nuk kemi shtëpi të dytë. Drenasin e kemi të shenjtë. Ndaj të gjithëve, pavarësisht bindjeve, shtrij dorën e bashkëpunimit: Drenasi kushton më shumë se egot e kujtdo. E ardhmja e fëmijëve tanë është ajo që duhet të na bashkojë.

    Zemra e Drenasit rreh për shërbim! /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark