Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Tërnava: Vendim i padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Tërnava: Vendim i padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë

    Insajderi
    16 July 2025 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mytfiu Naim Tërnava, ka reaguar pas rrëzimit të mocionit nga Gjykata Speciale në rastin e gjyqit të ish-krerëve të UÇK-së.

    Ai ka thënë se vendimi është i padrejtë.

    Postimi i plotë:

    Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale në Hagë, për të hedhur poshtë mocionin për heqjen e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, është një tjetër vendim i padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë, të cilët prej kohësh po mbahen padrejtësisht në burg, me akuza tërësisht të sajuara dhe të pabazuara.

    Gjykata kishte rastin të fillonte vendosjen e drejtësisë, por për fat të keq mori një vendim të padrejtë, të ndikuar politikisht.

    Ne besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë dhe mbetemi me shpresë e besim se drejtësia do të triumfojë dhe se djemtë tanë do të kthehen në vendin e tyre.

    Mbetemi me shpresë se më në fund, Gjykata do të gjykojë mbi fakte, prova dhe argumente – e jo mbi sajesa dhe hamendësime.

    Myftiu i Kosovës,

    Naim ef. Tërnava


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark