Rrëzimi i vinçit në "Rrugën A" - Prokuroria nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzimi i vinçit në “Rrugën A” – Prokuroria nis hetimet

    Insajderi
    22 April 2025 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas rrëzimit të një vinçi sot në rrugën “Shkupi” në lagjen Veternik të Prishtinës, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për Insajderin se prokurori i shtetit ka hapur rastin dhe hetimet janë në vazhdim.

    “Prokurori i shtetit ka hapur rastin ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Hetuesit dhe prokurori janë në hetime të vazhdueshme lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Shala për Insajderin.

    Fatmirësisht, deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark