Rreziqet e Botox-it të kontrabanduar: Dermatologia paralajmëron për pasojat, mund të përfundoni në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Rreziqet e Botox-it të kontrabanduar: Dermatologia paralajmëron për pasojat, mund të përfundoni në spital

    Insajderi
    01 April 2025 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vlere prej 150 mijë euro është kapur botoksi i kontrabanduar, i cili dyshohet të jetë importuar nga një shtetas turk, i cili u arrestua nga autoritetet kosovare. I njëjti po sillte ilegalisht Botox.

    Shtetasi turk është dërguar në mbajtje për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme mjekësore”.

    Atij i është gjetur një sasi e botoksit që në total kap vlerën e 150 mijë eurove. Materiali është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa në cilësi të provave nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11,160 euro para kesh.

    Insajderi merr vesh që ky është një fenomen i rrezikshëm që është duke vazhduar për disa kohë në Kosovë, dhe ku një pjesë e mirë e klinikave që ofrojnë Botox janë klientë të trafikantëve.

    Pjesa më e madh e këtij produkti vije nga Irani, shteti islamik me të cilin Kosova ka sanksione.

    Dermatologia, Dafina Krasniqi, në një prononcim për Insajderin ka tregur se çfarë rreziqë mund të sjellë botoxi i kontrabanduar dhe i falsikuar.

    Sipas dermatologes Krasniqi, nëse cilësia e botoxit nuk është e mirë, ata që e aplikojnë mund të përfundojnë në spital.

    Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark