×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzohet aeroplani në aerportin e Tiranës, pezullohen fluturimet

    Insajderi
    28 September 2021 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një avion që po transportonte mallra ka pësuar një aksident në pistën e aeroportit të Rinasit. Sipas informacioneve mësohet se avionit nuk i janë hapur rrotat dhe ka rrëshqitur në pistë.

    Pas një njoftimi paraprak për pezullimin e fluturimeve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në një deklaratë zyrtare ka lajmëruar për rifillimin e tyre.

    “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

    Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

    Fluturimet rifilluan.  TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, njofton aeroporti./tvklan.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark