Rrëzohet avioni ushtarak në Poloni - vdes piloti/Pamje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rrëzohet avioni ushtarak në Poloni – vdes piloti/Pamje

    Insajderi
    28 August 2025 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pilot i Forcave Ajrore Polake ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një prove për një shfaqje ajrore në qytetin Radom të Polonisë.

    Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, rreth orës 17:30, kur avioni luftarak F-16 u rrëzua dhe u përfshi nga flakët.

    Zëdhënësi i qeverisë polake konfirmoi lajmin e hidhur, duke njoftuar se piloti nuk arriti të mbijetonte përplasjen fatale.

    Mediat polake raportojnë se pas rrëzimit, avioni u dogj plotësisht, duke tronditur të pranishmit që po ndiqnin përgatitjet për shfaqjen ajrore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark