Rrëzohet edhe një tjetër lis në Prishtinë, bllokohet rruga - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrëzohet edhe një tjetër lis në Prishtinë, bllokohet rruga

    Insajderi
    06 June 2022 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përveç në Pejton, erërat e forta kanë rrëzuar një dru edhe në rrugën afër Muzeut në Prishtinë.

    Sipas informatave të deritanishme nga rrëzimi i këtij druri, fatmirësisht, asnjë person nuk ka pësuar lëndime.

    Pamjet nga ky incident i ka publikuar gazetari i RTK-së, Xhymret Veliu, duke thënë se në kohën kur u rrëzua lisi nuk ka pasur asnjë kalimtar aty afër.

    “Isha dëshmitar kur u rrëzua ky lis përballë muzeut në Prishtinë, fatmirësisht nuk pati kalimtar në atë moment, por lisi kish qenë tërësisht pa rrënjë, ia kishin betonuar rrënjët”, ka shkruar Veliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark