![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në Parma të Italisë.
Helikopteri u rrëzua rreth orës 19:20 të së mërkurës, i cili goditi një shtëpi në Castello di Castelguelfo, një vilë mesjetare, shkruan The Mirror.
Lorenzo Rovagnati, 41 vjeç, trashëgimtari i një perandorie në Itali besohet të jetë mes të vdekurve. Dy pilotët në bordin e avionit në momentin e rrëzimit vdiqën gjithashtu.