Një helikopter rus është qëlluar nga rebelët në veri të Sirisë, thonë zyrtarët ushtarakë rusë.
Zyrtarët e mbrojtjes thonë se avioni MI-8 i transportit ka pasur pesë persona në bord, ku raportohet se katër prej tyre tashmë janë të vdekur.
Agjencia e lajmeve ruse “Interfax”, sipas zyrtarëve policorë, shkruan se helikopteri po kthehej nga dërgimi i ndihmave humanitare në qytetin Aleppo.
Nuk është e qartë se cili grup sirian rrëzoi helikopterin rus.
Rusia është përkrahëse kryesore e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ka mbështetjen e forcave por-qeveritare me sulme ajrore mbi rebelët.