Rrëzohet kallëzimi penal ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzohet kallëzimi penal ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj

    Insajderi
    08 March 2022 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blerim Isufaj është ndër prokurorët kryesorë që duhet të hetojë kryerësit e veprave penale.

    Por, sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, edhe kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, është një shkelës ligji.

    Për të ardhur deri në këtë përfundim, sa për t’i ngritur kallëzim penal në fillim-shkurt 2022, AKK-ja u bazua në pasqyrën e të hyrave vjetore të 2019-ës, ku Isufaj deklaroi vetëm 33,819 euro nga 37,721, sa mori gjithsej atë vit.

    Kryeprokurori nuk i shpëtoi ndjekjes së AKK-së edhe pasi ishte sqaruar se pjesën tjetër të të hyrave, 2,742 euro nga paga mujore dhe 1,159 euro nga trajnimet në Akademinë e Drejtësisë, nuk i ka deklaruar pa dashje dhe për shkak se në mars 2020, kur është bërë deklarimi, si pasojë e pandemisë, nuk ka arritur t’i nxjerrë transaksionet e plota nga banka.

    Por këtij arsyetimi i besoi Prokuroria Themelore në Pejë, ku u delegua lënda.

    Me anë të aktvendimit që siguroi Klani, këta e hodhën poshtë kallëzimin penal më 4 mars.

    “Në rastin konkret mungon pikërisht dashja si element subjektiv i kësaj vepre penale. Kjo për faktin se të hyrat e padeklaruara nga ana e të dyshuarit janë 3,902 euro, të gjitha janë të hyra nga institucionet publike, të cilat i dyshuari i ka pranuar përmes llogarisë bankare,” – thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Themelores.

    Tashti që zyrtarisht është jashtë llupës së prokurorisë, Blerim Isufaj është sërish i barabartë në garën për Kryeprokuror të Shtetit, me 5 kundërkandidatë tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark