Rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt/ Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e ‘arrestit në burg’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt/ Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e ‘arrestit në burg’

    Insajderi
    02 October 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Erion Veliajt. Ai kërkoi ndryshim të masës, por kjo është refuzuar nga Gjykata, e cila vendosi të rrëzojë rekursin e tij.

    Të pandehur për këtë dosje përveç Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa janë edhe 28 persona dhe shoqëri biznesi.

    Veliaj akuzohet nga SPAK për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

    Nga gjetjet, SPAK thotë  se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv.

    SPAK thotë se , në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme. Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Seanca paraprake me vendim të Gjykatës së Posaçme do të mbahet për në datën 10 tetor në orën 09:00./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark