Para pak minutash një lis është rrëzuar në oborrin e spitalit të Ferizajt, si pasojë e kësaj një veturë është dëmtuar.
Rastin për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Basri Shabani, i cili tha se nuk kishte persona brenda në veturë.
“Konifrmoj që vetura është e dëmtuar si pasojë që ka ra lisi mbi të, po s’ka pas asnjë person brenda”, tha ai për Insajderin.
Shabani madje e cilësoi si të çuditshëm këtë ndodhi pasi sipas tij nuk kishte ndonjë stuhi të madhe atje.
“Është pak e çuditshme se si ka ra ai lis pasi ska pas ashtu stuhi të madhe që me u rrëzu”, shtoi zëdhënësi për Insajderin.