Rrëzohet në sallën e Kuvendit edhe gruaja e Sali Berishës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzohet në sallën e Kuvendit edhe gruaja e Sali Berishës

    Insajderi
    30 April 2022 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha është rrëzuar në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ajo është shfaqur sot në krah të bashkëshortit të saj, për punimet e Kuvendit të PD.

    Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, Liri Berisha është rrëzuar në momentin kur është futur në sallën e punimeve të Kuvendit, rreth orës 11.00 të paradites.

    Berisha dhe personat që i qëndrojnë në krah nxitojnë menjëherë ta ngrenë.

    Ndërkohë, pak minuta më parë është rrëzuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit i entuziazmuar po përshëndeste me dy gishtat delegatët, por nuk pa shkallët që të çonin në podium dhe u rrëzua.

    Truproja vrapoi ta ndihmonte të ngrihej, ndërkohë që kamerat e larguan fokusin nga Berisha. Salla që e pa, nisi të brohoriste “Shqipëria ty të do”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark