Rrëzohet një shtyllë elektrike në Prishtinë, KEDS nuk ndërmerr asnjë veprim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzohet një shtyllë elektrike në Prishtinë, KEDS nuk ndërmerr asnjë veprim

    Insajderi
    01 August 2016 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë një shtyllë elektrike është rrëzuar në oborrin e një shtëpie, e ka mbetur ashtu prej më shumë se dy orësh, njofton Insajderi.

    Kështu shkruan një qytetar i lagjes së njohur si “Vranjevci”, sipas të cilit kjo shtyllë elektrike po qëndron aty prej më shumë se dy orësh dhe askush nga kompania e KEDS-it nuk ka marrë asnjë veprim, pavarësisht gjendjes dhe rrezikshmërië së lartë që paraqet një situatë e tillë.

    Shtylla elektrike u rrëzua pas reshjeve të shiut dhe erërave të forta që mbretëruan sot në Prishtinë, raporton Insajderi.

    Përpos këtij incidenti, në Prishtinë janë bërë vështirë të qarkullueshme disa rrugë brenda vendbanimit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark