Një i mitur është lajmëruar në stacionin e Policisë së Ferizajt për një sulm fizik që ka pësuar.
Sipas asaj çfarë ka thënë para policisë, ankuesi i mitur thotë se është rrahur në depone e stacionit të autobusëve nga kompania e autobusëve “Albana”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Gazetën Insajderi ka cituar ankuesin, i cili ka pretenduar në polici se krejt kjo ka ndodhur pasi konduktori I kishte kërkuar që t’i paguajë mujoren. Sipas ankuesit, ai veçse e kishte paguar atë.
“Ankuesi i mitur M/SH/K, së bashku me prindin e tij, ka deklaruar se deri sa ishte duke udhëtuar me autobusin “Albana” linja Morosalë-Ferizaj, me të arritur në stacionin e autobusit në Ferizaj, konduktori ( faturisti) i ka kërkuar që të shkoj pas tij në mënyrë që ai t’ia jap mujoren për të cilën ankuesi kishte paguar, kështu që ankuesi kishte shkuar pas tij në depon e stacionit te autobusëve, ku dy persona të dyshuar të një kompanie të autobusëve, te dy M/SH/K, e kishin sulmuar fizikisht viktimën”, thotë Veseli.
Me urdhër të prokurorit, sipas Veselit, njëri i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore. /Insajderi.org/