Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,64 % në raport me vendimin e datës 08.02.2021.
“Gjatë javës së kaluar, çmimi i naftës në bursat botërore është rritur për 10% për shkak të përmirësimit të ekonomisë globale dhe lajmit për paketën e re simulative në Amerikë, i cili ka efekt pozitiv mbi kërkesën e naftës së papërpunuar. Çmimet e naftës janë në rritje nga nëntori i vitit të kaluar, prej kur filloi vaksinimi i popullatës kundër Kovid-19. Njëkohësisht një faktor tjetër, i cili ndikon në rritjen e çmimeve është edhe fakti se prodhuesit udhëheqës botëror i kanë reduktuar dërgesat e naftës së papërpunuar për 7,2 milionë barelë në ditë, nga fillimi i këtij viti, sipas marrëveshjes mes Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Rusinë. Në rritjen e çmimeve ndikon edhe vendimi i Arabisë Saudite, eksportuesit më të madh, që njëanshmërisht t’i ulë dërgesat e naftës së papërpunuar në shkurt dhe mars, për një milionë barelë shtesë në ditë” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 denar/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 rritet për 0,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 08.02.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,458 den/kg dhe do të jetë 34,342 den/kg.
Nga data 16.2.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 63,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 65,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 54,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 43,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 34,342 (denarë/kilogram)