×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten çmimet ushqimore në Kosovë për 2.2% krahasuar me një vit më parë

    Insajderi
    06 September 2024 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 1,4% në muajin gusht 2024, krahasuar me muajin gusht 2023. Inflacioni mujor ishte 0,2% në muajin gusht 2024.

    Çmimet e produkteve ushqimore janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti.

    Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi në çmime është me i lartë për 1.4 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

    “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4 %  në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Gusht 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet”.

    Në këtë raport, ASK ka dhënë shifra të sakta të disa produkteve që janë shtrenjtuar.

    “Buka dhe drithërat (3,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,0%), duhani (2,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,4%), pemët (2,3%), prodhimet ushqimore (2,1%), mishi (2,0%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (1,2%), shërbimet hoteliere (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%) dhe energjia elektrike (0,7%)”.

    Shtrenjtim ka pasur edhe tek rrobat, pijet dhe biletat.

    “…biletat e fluturimeve (26,3%), kafja, çaji dhe kakao (8,9%), pushime të organizuara (7,5%), peshqit (6,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(6,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (4,9%), veshje (4,5%), pijet alkoolike (4,3%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (3,7%), shërbimet financiare (3,7%), kujdesi personal (3,6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (3,2%)”.

    Po ashtu edhe indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Korrik 2024.

    “Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (12,2%), perimet (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%), mishi (0,5%) dhe buka dhe drithërat (0,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK”.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perimet (-7,6%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5,3%) dhe blerja e automjeteve (-3,2%), me një ndikim prej -0,8 për qind në IHÇK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark