Rriten pagat për performuesit e kulturës dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore - Insajderi
×
Kulturë

Rriten pagat për performuesit e kulturës dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore

Insajderi
01 November 2018 - 18:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i kulturës Kujtim Gashi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka informuar që krijuesve dhe performuesve të kulturës, si dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore do të ju rriten pagat me 50 përqind.

Ja se çfarë shkruan në deklaratë:

“Nga sot, krijuesit dhe performuesit e kulturës si dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore morën pagat e tyre me rritje prej 50%.

Solemnisht, punonjësve të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë ua dorëzova kontratat e reja të punës, sipas rregullores së re e cila parasheh rritjen e pagave për këto kategori.

Urime për të gjithë krijuesit, performuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore! KG”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark