Disa të rinj kanë bërë gara me vetura në autostradë, dhe e kanë transmetuar atë direkt në Tik Tok.
Shpejtësia e tyre, siç shihet përmes videove, është jashtë çdo norme të lejuar, shkruan Gazeta Insajderi.
Të njëjtit përpos vetës kanë rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikë.
Gara dyshohet të jetë bërë para dy ditësh, më 24 nëntor 2022, shkruan Gazeta Insajderi.