Rritet importi i fishekzjarrëve, deri me tani Kosova ka shpenzuar rreth 1 milion euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet importi i fishekzjarrëve, deri me tani Kosova ka shpenzuar rreth 1 milion euro

    Insajderi
    10 December 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka treguar se deri me 6 dhjetor mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike kanë hyrë në Kosovë. Ndërsa, 868 mijë e 633 euro është vlera e mjeteve të shpenzuara.

    Shqipëria dhe Kina furnizojnë kosovarët me fishekzjarre. Kina duket të jetë vendi prej të cilit Kosova importon më së shumti mjete piroteknike. 441 mijë e 909 kg, është sasia e këtyre mjeteve të importuara nga ky shtet. Ndërsa, nga Shqipëria, janë importuar 33 mijë e 760 kg mjete piroteknike.

    Importi i këtyre mjeteve po shënon rritje nga viti në vit.

    Derisa në vitin e kaluar, ishin importuar mbi 425 mijë kg mjete piroteknike, të dhënat për këtë vit tregojnë ndryshe. Pra sivjet janë mbi 50 mijë kg më shumë se në vitin 2023.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark