Amerika mund të jetë në prag të tronditjes nga ulja e numrit të vizitorëve. Interesimi për të udhëtuar për në Amerikë ka rënë nga të paktën 94 shtete që nga koha kur Donald Trump u shpall president.
Mesatarja e përgjithshme e interesimeve për fluturime për në Amerikë ka rënë 17 për qind në periudhën tre javë para inaugurimit të Trump dhe dy javë pas, ka thënë kompania “Hopper” në bazë të analizave të miliarda fluturimeve globale, shkruan Quartz.
Por përderisa është ulur interesimi nga vendet e tjera, është parë një rritje e madhe e interesimit nga Rusia. Kërkimet për fluturime nga Rusia për në SHBA janë ngritur për 88 për qind.
Me ardhjen në krye të administratës së re amerikane, me president Donald Trump, pritet që të ndryshojnë edhe marrëdhëniet ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. /Insajderi.com