Kina mban vendin e parë në botë për nga prodhimi i energjisë hidroelektrike, me 331 mijë megavat, ndërsa Turqia ndodhet në vendin e 9-të
Kapaciteti i fuqisë energjetike e përfituar nga hidrocentralet në të gjithë botën krahasuar me një vit më parë është rritur me 31.500 megavat, duke shkuar në një total prej 1 milionë e 246 mijë megavat, raporton Anadolu Agency.
Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Hidroelektrike, për vitin 2017, thuhet se rritja e kapaciteteve për prodhimin e energjisë hidroelektrike ka ardhur si shkak i rritjes së kërkesës për energji dhe nevojës së vendeve të zhvilluara për të kapur synimet e emetimeve të karbonit.