Rritet në 63 numri i të vrarëve nga sulmi në një spital të Pakistan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rritet në 63 numri i të vrarëve nga sulmi në një spital të Pakistan

    Insajderi
    08 August 2016 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i të vrarëve në sulmin vetëvrasës në oborrin e spitalit shtetëror në Quetta të Pakistanit është rritur në 63, ndërkohë që dhjetëra llogariten të plagosur, deklaruan zyrtarët e policisë dhe të shëndetësisë.

    Zyrtari policor Zahoor Aahmed Afridi tha se shpërthimi ka ndodhur në momentin gur një grup avokatësh kishin sjellë në spital trupin e pajetë të kolegut të tyre Bilal Kasi, i cili ishte qëlluar për vdekje nga sulmues të panjohur përderisa kishte qenë duke shkuar në gjykatë.

    Drejtori i spitalit të Qytetit, Abdul Rehman, konfirmoi se gjatë sulmit janë vrarë 63 persona, ndërsa spitali ka mbajtur për trajtim 92 të lënduar.

    Nga ana tjetër, dëshmitarët thanë për Anadolu Agency se shpërthimi ka ndodhur në mes të turmës së mbledhur në hyrje të repartit të emergjencës, ku avokatët ishin mbledhur për të shprehur dhimbjen e tyre për ekzekutimin e kolegut i cili ka qenë i njohur për fushatën e tij për avancim të shoqatës së avokatëve në atë rajon.

    Ndërkohë, ministri kryesor në provincën Baluchistan, Sanullah Zeri tha se ka dyshime që sulmi të jetë kryer nga sulmues vetëvrasës, por se deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

    Kryeministri Nawaz Sharif e quajti shpërthimin “qyqar” duke u zotuar se qeveria e tij dhe forcat e sigurisë do të vazhdojnë përpjekjet për të mposhtur militantët në shtet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark