×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Mal të Zi

    Insajderi
    24 April 2021 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit, Mali i Zi ka regjistruar 151 raste të reja infektimi me COVID-19, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

    “Që nga numërimi i djeshëm, gjashtë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut”, thuhet në deklaratën e ISHP.

    Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me COVID-19 në Malin e Zi, që nga fillimi i pandemisë, është 1 463.

    Gjithashtu, ISHP njoftoi edhe 235 pacientë të shëruar.

    Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara, si edhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në vend është 2 663.

    Incidenca më e lartë 14-ditore e rasteve të reja COVID-19 për 100 000 banorë u regjistrua në komunat Andrijevica, Pljevlja dhe Savnik.

    Që nga fillimi i prillit, 177 persona kanë vdekur në Malin e Zi, mesatarisht tetë në ditë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark