Rritet numri i të rinjve që braktisin Preshevën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i të rinjve që braktisin Preshevën

    Insajderi
    22 January 2016 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet pjesa më e pazhvilluar në shtetin e Serbisë, ani pse ishte premtuar se në këtë pjesë të shtetit do të investohej.

    Puna dhe kushtet më të mira për jetë, janë dëshirë e të gjithë të rinjve që jetojnë në luginë.

    Kushtrim Kadriu, i cili është anëtar i lëvizjes politike ‘’VATRA’’ ndër të tjera ka theksuar se ‘’të rinjtë ikin nga lugina shkaku i mos perspektivës ekonomike, i mos investimeve dhe diskriminimit të Serbisë në komunat me shumicë shqiptare, ku papunësia arrin deri në 80% dhe të rinjtë ikin kryesisht për në vendet e BE-së sepse gëzojnë lëvizje të lirë’’.

    Kadriu tutje pohoi se ‘’ka reagime të ashpëra nga shërbimi policor i Serbisë që bënë arrestimin e të rinjve dhe të ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, dhe kjo ngjallë një frikë për të jetuar në atë regjion’’.

    Ndërkaq Gentiana Shabani, koordinatore e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (ZPMB), ka theksuar se ka zhvilluar disa takime me drejtues komunalë e politikë në Luginë dhe në Kosovë, ku ka biseduar për problemet e shqiptarëve të zhvendosur nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.

    Banorët e Preshevës qe 16 vjet nuk po mund të pajisjen me dokumentacion personal dhe si pasojë e kësaj nuk po mund t`i realizojnë as disa të drejta elementare, siç janë shkollimi dhe punësimi.

    Shabani tha se krerët institucionalë dhe politikë në Preshevë i kanë premtuar bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse në Rajonin e Gjilanit, ndërkaq në Divizionin për Azil dhe Migracion i kanë thënë se në qershor pritet ndryshimi i ligjit për të huaj.

    Shabani tha se Zyra për PMB si dhe Lëvizja “VATRA” si subjekt që tubon shqiptarët nga Lugina e Preshevës, do ta japin kontributin e tyre në amendamentimin e ligjit për të huaj në Kosovë, duke kërkuar sa më shumë lehtësira për shqiptarët nga Kosova Lindore, sa i përket marrjes së shtetësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark