Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet nga vijnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet nga vijnë

    Insajderi
    11 June 2025 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turizmi në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit prill 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur për 12.4%, ndërsa net qëndrimet e tyre kanë pasur një rritje edhe më të theksuar prej 17.9%.

    Këto shifra tregojnë një rikthim të fuqishëm të interesimit për Kosovën si destinacion turistik, si nga vizitorët vendës ashtu edhe nga ata të huaj.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në prill të vitit 2024 numri i vizitorëve të jashtëm ishte 30 mijë 014, ndërkaq në prill të vitit 2025 numri i tyre është 32 mijë e 432 vizitorë.

    “Në Republikën e Kosovës, në muajin prill 2025, krahasuar me muajin prill 2024, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 12.4% ndërsa net qëndrimet e tyre kanë pasur rritje për 17.9%”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

    Numri më i madh i vizitorëve të huaj është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark