Rritet numri i udhëtarëve ajror në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Rritet numri i udhëtarëve ajror në Kosovë

    Insajderi
    29 April 2022 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për tremujorin e parë të këtij viti, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

    Sipas komunikatës, në territorin e Kosovës gjithsej janë 333 km binarë hekurudhorë për transport.

    “Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 13 000, ku krahasuar me TM1 2021 numri i pasagjerëve është zvogëluar për 25%. Ndërkaq, transporti i mallrave me tren në TM1 të vitit 2022 ishte rreth 114 000 ton. Sa i përket numrit të fluturimeve në TM1 2022 ishte 1 936, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka rritje për 47%. Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 524 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një rritje për 65%”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark