Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

    Insajderi
    14 May 2025 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve ka pësuar rritje në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në muajin mars 2025, numri i fluturimeve të realizuara është rritur për 18.8 %.

    Derisa gjatë marsit të vitit 2024 numri i fluturimeve të realizuara ishte 896, në mars të këtij viti numri i fluturimeve është rritur, duke u regjistruar gjithsej 1 mijë  064 fluturime brenda muajit mars.

    Rritje po ashtu kishte dhe sa i përket numrit të udhëtarëve. Derisa gjatë muajit mars të vitit 2024 janë regjistruar 286,932 udhëtarë, numri i tyre është rritur një vit më vonë. Në mars të vitit 2025 numri i udhëtarëve ka arritur  në 319,799 apo 11.5 % më shumë së në periudhën e njëjte të vitit paraprak.

    “Në muajin Mars 2025 Numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 064, apo 18.8 % më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar ndërsa numri i udhëtareve gjithsej ishte 319,799 apo 11.5 % më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e ASK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark