Rritet numri i ngacmimeve seksuale nga azilkërkuesit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rritet numri i ngacmimeve seksuale nga azilkërkuesit

    Insajderi
    02 April 2017 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga 495 të akuzuarit për delikte seksuale identiteti i të cilëve është i njohur, 298 janë të huaj. Në mesin e tyre janë 51 azilkërkues, përfshirë këtu edhe dy me vendim për t`u dëbuar, të cilëve u ka kaluar afati i dëbimit.

    60 për qind të personave të akuzuar për delikte seksuale janë të huaj ndërsa 10 për qind nga ta, janë azilkërkues, tregon statistika më e re kriminalistike, e prezantuar sot nga gazeta “Sonntagszeitung”. Ndërsa 10 për qind të të gjithë të akuzuarve për dhunim seksual gjatë vitit 2017 kanë qenë azilkërkues, përcjell albinfo.ch.

    Me shifra, nga 495 të akuzuarit për delikte seksuale identiteti i të cilëve është i njohur, 298 janë të huaj. Në mesin e tyre janë 51 azilkërkues, përfshirë këtu edhe dy me vendim për t`u dëbuar, të cilëve u ka kaluar afati i dëbimit.

    Shtim të numrit të kallëzimeve penale ndaj azilkërkuesve gjatë vitit 2916 ka pasur edhe sa u përket ngacmimeve seksuale. Kështu, nëse në vitin 2015 ishin ushtruar 35 kallëzime për vepra të tilla, në vitin 2016 numri i tyre ishte rritur në 82, pra më shumë se dyfish, transmeton albinfo.ch. Dhe, numri i rritur nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim të shprehisë për të ushtruar kallëzime penale, thotë penalisti Martin Killias.

    Statistikat tregojnë gjithsesi për një shtim të numrit të veprave penale të kësaj natyre që janë kryer nga azilkërkuesit. Në vitin 2010 ata përbënin 6 për qind ndërsa në vitin 2016 kjo shkallë është rritur në 10 për qind.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark