Ka shkuar numri në 7 i të vdekurve nga sulmi në Urën e Londrës pas një sulmi terrorist, përderisa kanë mbetur të lënduar 48 persona, raporton BBC.
Sulmi kishte ndodhur rreth orës 22 kur një furgon i bardh kishte kaluar në trotuar ku gjendeshin shumë persona, ndërsa më pas kishin therur njerëz, përcjell Insajderi.
Tre persona që dyshoheshin si sulmues ishin qëlluar për vdekje nga policia britanike brenda 8 minutave.
Siç raporton tabloidi britanik, Dailymail sulmuesit që përngjanin me origjinë mesdhetare para kryerjes së veprës kishin bërtitur se “kjo është për Allahun”./Insajderi.com