Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se gjatë muajit qershor mbi 141 mijë udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 10.5% në krahasim me qershorin e vitit të kaluar kur në këtë aeroport u shërbyen 127,813 udhëtarë. Rritja në qershor vjen si vazhdimësi e shtimit të theksuar të numrit të udhëtarëve në muajt janar-maj në krahasim me të njëjtët muaj të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e aeroportit.
“Në periudhën janar-qershor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 776,502 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 15 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet më tej në komunikatë.