Numri i njerëzve të vrarë nga sulmet terroriste në të gjithë Evropën u rrit gjatë vitit 2015 krahasuar me një vit më parë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian Europol.
Në vitin 2015 Europol raporton se 151 persona humbën jetën dhe mbi 360 u plagosën si pasojë e sulmeve terroriste në Bashkimin Evropian.
Gjashtë vende anëtare të BE-së u përballen me 211 sulme terroriste të dështuara, të zbuluara dhe të realizuara, ku 1,077 persona janë arrestuar për vepra të lidhura me terrorizmin, nga të cilat 424 vetëm në Francë.
Sipas agjencisë 94% e individëve të akuzuar për terrorizmin u shpallën fajtorë dhe u ndjeken penalisht.
Vendet në të cilat ndodhen sulmet terroriste dhe arrestimet në BE në vitin 2015. /Insajderi.com