×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Rritet përdorimi i robotëve të seksit, kanë një veçori unike

    Insajderi
    15 February 2019 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumica e amerikanëve thonë se robotët e seksit do të jenë shumë të përhapura në 50 vitet e ardhshme.

    Thierry Reverdi, pronari i kompanisë së kukullave të ëndrrave thotë se kompania bën rreth 100 kukulla seksi me porosi në vit, shkruan Insajderi.

    Shumë kompani janë duke zhvilluar robotë  të dizajnuar për tu shoqëruar me njerëzit dhe t’i ofrojnë atyre kënaqësi seksuale dhe disa nga ato janë në shitje tashmë.

    Këta robot nuk janë vetëm kukulla me një mikroçip. Ata do të mësojnë në mënyrë automatike disa algoritme për tu lidhur më mirë me emocionet e partnerit.

    Por ka shumë anë negative që do të vinë me shitjen e këtyre robotëve.

    Nëse këto kukulla mund të lidhen emocionalisht me një person, atëherë është e mundur që njerëzit të shpallin lidhjen e tyre me këto kukulla.

    Sa i përket çështjes se legalizimit të tyre,  në shumë vende është pranuar ligji për privatësinë seksuale, ku lejon shitjen e lodrave të seksit por me një numër të kufizuar.

    Por ligji ndalon shitjen e lodrave të seksit në dukje të fëmijëve pasi pornografia me fëmijë është e ndaluar. Gjithashtu nëse njerëzit do të mësoheshin të kishin një raport të tillë me fëmijët lodra, atëherë do të ishte e mundur që kjo të rrezikonte fëmijët e vërtetë.

    Në një mbledhje të komunitetit në Houston është debatuar se një biznes si ky do të shkatërroj shtëpi, familje, financat dhe të shkaktojë probleme në komunitet.

    Ka shumë pyetje për robotët e seksit rreth të cilave nuk ka përgjigje.

    Por këto kukulla do të jenë në treg se shpejti dhe duhet të përgatitemi  për realitetin. Është një sfidë e vërtetë me të cilën do të ballafaqohet shoqëria./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark