×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rritet tatimi, pasurohet Martini”, Hisen Berisha i ndërron fjalët, e falënderon ambasadorin për pritje vëllazërore

    Insajderi
    21 June 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha që dikur ishte rreshtuar kundër, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sot duket se ka ndërruar anë, ai u pa në një takim me ambasadorin. Madje vetë Berisha, e ka quajtur këtë takim “pritje vëllazërore”.

    Ai në një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shpërndarë një fotografi me ambasadorin Berishaj.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar se ka marrë një dhuratë nga Berisha, një libër.

    Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin“, shkroi ai.

    Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe Zyra Ovale

    Kujtojmë se PDK dhe deputetë nga kjo parti vazhdimisht kanë kritikuar Qeverinë Kurti pas skandalit të ambasadorit Berishaj.

    Madje edhe vetë, Berisha kishte shpërndarë një fotografi ku shkruhet “Rritet tatimi pasurohet Martini”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark