Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një sulme të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar, pasi janë hapur shumë profile fallse që përdoren në dëm të turizmit.
Sipas tij në Vlorë dhe Sarandë ka rritje absurde të çmimeve.
“As nuk i kontrollojnë dot apo imponojnë por ama në Vlorë, në Sarandë, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e rëndësishme që të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’ju thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë se mbase në kushtet e kapitalizmit, fjalën e padrejtë ata që duan të fitojnë s’e perceptojnë, por kjo është stratigjikisht vetëvrasje. Duhet të komunikohet dhe flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen në një kosto të larta vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj do të ishte bërë tërë bota këtë sport. E kanë bërë dhe pastaj kanë marrë mësime të hidhura, por i kanë marrë vonë kështu që para se të jetë vonë duhet të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush nuk mund t’jua imponojë por është edhe çështje dijeje“, tha ai.
Ai ka përmendur edhe disa vende ku duhet marrë shembull për çmimet.
S”hikoni Durrësin, Shëngjinin Velipojë janë stabël. Dhe natyrisht vlonjatët janë molla e këtij sherri. Tani që Vlora është bërë kaq e kërkuar dhe kaq e konkurruese gropa në gjoksin e vlonjatave është hapur dhe do të bine vetë. Nuk më vjen keq për ta, por është e padrejtë komplet dhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde që në këtë moment ku sapo kemi hyrë në champions leagues e Mesdheut të fillojë dhe të belbëzohet. Vlonjatëve iu ka dalë edhe syri edhe nami, dhe trutë atyre që kanë hotelet. Kështu që është mirë që ta kuptojmë dhe mbase me këtë gjuhë, do të zbresim pak me këmbë në tokë.”, tha mes të tjerash Rama.