
Në Kosovë, në tremujorin e dytë të vitit 2021, çmimet e prodhimit janë shtrenjtuar për rreth 6.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.
Ky trend i rritjes së çmimeve të produkteve bazike është duke vazhduar, tani po përflitet edhe për rritje të çmimit të energjisë elektrike e edhe të ujit.
Personazhet e episodit “Krejt dhe Shtrenjtë”, të InDoks ka folur për trendin e rritjes së çmimeve, që pa shmangshëm e ka prekur edhe vendin tonë.
Ndonëse trend global sipas tyre pa faj nuk mbetet as Qeveria e Kosovës, këta të fundit thonë se qeveria do të duhej të ndërhynte me kohë në forma ligjore për të mbrojtur qytetarët.
I ftuar në InDoks, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se ka një ndërlidhje mes trendit global për rritjen e çmimeve ku u përfshi pashmangshëm edhe vendi ynë.
Sipas tij ekziston mundësia që Kosova thjeshtë të mësohet me trendin e rritjes së çmimeve në përgjithësi. Në atë të ushqimit, derivatete e edhe të energjisë.
“Po jo unë s’muj me trajtu edhe ndamas tash dmth edhe një trend i rritjes së çmimeve dhe pastaj krijon edhe një qasje që gjithçka përcillet me rritje e ka efekte zingjirore dmth edhe që po ndodh, p.sh në nivel global nuk është ai niveli i transportit që ka qenë në një kohë kur kish mungesë të kontejnerëve, kishte mungesë të kamionëve, të shoferëve, edhe kjo ndikojë me u rrit çmimet. Po tash çmimet u rritën në një koha të caktume po të njëjtat nuk po ulen, apo nuk po kthehen në nivelin që kanë qenë se u mësuan me ato çmime me punu kompanitë e transportit globalisht dhe kjo pastaj vazhdojë, e njëjta ndodh edhe në tregje të vogla si ne, nëse mësohen me punu me disa çmime që ndoshta kthehen si fitime më të mëdha edhe pastaj ndikon komplet në ekonominë, pra ka një far lloj përshtatje e cila kalon si në heshtje por pastaj ka efekte të jashtëzakonshme në ekonominë e vendeve të ndryshme përshirë edhe ekonominë tonë”, ka deklaruar Rukiqi për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.
Ndërkohë kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi rritjen e çmimeve e lidh me varësinë e Kosovë për import.
“Fatkeqësisht jemi të varura nga importi, raporti import-eksport është 90 me 10 në favor të importit dhe shumica e produkteve që ne konsumojmë janë të importuara e kjo automatikisht ndikon në rritjen e çmimeve për shkak se çmimet e importeve janë rritur dukshëm ka shkuar edhe 50 edhe 100% dhe në moment që ato vijnë në Kosovë kanë ardhë me çmime shumë më të shtrenjta sesa kanë qenë”, ka thënë Krasniqi.
Edhe Krasniqi vuri në pah mungesën e intervenimit nga qeveria për lehtësimin e situatës.
“…dhe në këtë drejtim nuk kemi pasur as përpjekje të qeverisë për një ndërhyrje në këto çmime me i ulë, me i përkrahë bizneset që çmimet me qenë në treg më ulët bizneset u detyruan me i dhanë çmimet ashtu”, u shpreh ai.
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi e pranon se trendi global i ngritjes së çmimeve e kaploi edhe Kosovën por sipas saj mungoi ndërhyrja e shpejt e qeverisë.
Ajo thekson edhe një problematik tjetër.
“Kemi parë një inflacion gjatë muajve të fundit dhe vitit të fundit, rritja e çmimeve ka qenë një trend global që vjen për pasoja të ndryshme siç e dimë dhe na ka prekur edhe neve në Kosovë, çka mund të flasim ne që ka shkaktuar probleme më të mëdha në Kosovë sesa vende të tjera është që mungesa e kontrollit të qeverisë dhe ndikimit të saj me politika të ndryshme çmimet janë rritur edhe aty ku nuk është prekur nga inflacioni edhe sektorët e bizneseve të caktume të sfera të caktuar të jetës kanë shtrenjtuar çmimet duke shfrytëzuar këtë inflacion”, tha Kuçi për InDoks.
Ajo foli edhe për ngritjen e çmimit të energjisë potencon se qeveria ishte paralajmëruar një vit më parë se do të kishim probleme.
“…dhe kjo tani po pason edhe me shtrenjtim të energjisë elektrike që është paralajmëru një vit më herët, kriza është paralajmëru dhe shtetet tjera kanë marrë masa që kur të vije dimri të jenë të përgatitur për atë çka na pret Kosova për fat të keq nuk ka bërë asnjë kontratë me çmim të ngrirë nuk ka ndërmarr asnjë masë që sot qytetarët të mos shqetësohen për mungesën të energjisë elektrike shtoja kësaj që shfrytëzuan këtë krizë globale në mënyrë që çmimi të dyfishohet e trefishohet për qytetarët e vendit tonë”, u shpreh ajo.
Se ngritja e çmimeve në Kosovë ka pasur ndikim nga trendi global e pranon edhe Selatin Kaçaniku, kryetari i Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, por as ai nuk kursen kritikat për qeverinë.
Sipas tij problemet politika e sollën problemin edhe me energjinë elektrike.
“Edhe-edhe, fakt që është trend global sepse mbretëria ose mbretërimi nga Covidi qe 2 vite e ka bërë të veten e ka destabilizuar ekonomin si nga prodhimi, tregtimi si nga bizneset edhe po ndikon edhe tek ne edhe problemet me gazin me karburantet, problemet politike e kane pru edhe problemin e energjisë elektrike”, u shpreh ai për InDoks.
“…mirëpo deri më tani asnjë qeveri që nga 99-taose nga më saktë të them ngsa 2006-ta qe ekziston Shoqata Konsumatori jam kompetent për këtë periudhë të flas asnjë qeveri nuk e ka njoft qytetarin konsumator as familjen konsumatore ani pse ne sit ë tillë jemi gjenerues të buxhetit jemi taksa paguesve, është një obligim më shumë i qeverisë, qeverive ndaj nesh i kuvendit i kuvendeve ndaj nesh i presidencës ndaj nesh askush nuk ka shprehur njohje aq më pak mirënjohje dhe natyrisht nëse qeveria nuk komunikon me ne, vepron ndarazi problemet shumohen dhe zhvillohen”, theksoi Kaçaniku.
Në anën tjetër nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka dalë me propozimin për rritje të faturave më 17 janar, pasi çmimet e energjisë elektrike janë rritur edhe në tregjet evropiane, duke i ndikuar kështu edhe çmimet e importeve të Kosovës. Janë shprehur se gjatë vitit 2021 është shënuar rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike – gjë që ka cenuar sigurinë e furnizimit dhe, javë më parë, ka çuar në reduktime.
Aktualisht propozimi i ZRRE-së është në konsultim publik.
InDoks | Krejt dhe Shtrenjtë – Dokumentari i plotë: